Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE NR. 02/2018

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Shpallja nr. 02/2018 për dhënie me qira të sendeve të patundshme – përmes ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK.

Lëndë e ankandit publik elektronik është dhënia me qira të sendeve të patundshme – hapësirës afariste të objektit PISHINA E MBYLLUR E QYTETIT ME PËRMBAJTJE PËRCJELLËSE – KUMANOVË, pronë e Komunës së Kumanovës, që jepen me qira me pëlqim nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, me afat kohorë 5 (pesë) vjeçar nga dita e nënshkrimit të Kontratës për ofertën më të volitshme dhe hapësirës afariste pronë e NP “Tregu” – Kumanovë, që jepen me qira me pëlqim të Këshillit drejtues të NP “Tregu” për dhënie me qira të hapësirës afariste nr. 02-273/5 nga 13.06.2018 dhe me pëlqim të Këshillit të Komunës së Kumanovës, me afat kohor 5 (pesë) vjeçar nga dita e nënshkrimi të Kontratës për ofertën më të volitshme.

Personat e interesuar fizik dhe juridik parashtrojnë aplikacion për pjesëmarrje në ankand publik elektronik. Aplikacionet për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik parashtrohen në afat prej 13 ditë nga dita e publikimit të shpalljes, deri më 18.07.2018, në formë elektronike në këtë faqe interneti www.e-stvari.mk. Të drejtë pjesëmarrjeje në ankand publik kanë të gjithë personat e intersuar fizik dhe juridike, vendor dhe të huaj, të cilët, në përputhje me ligjin, i plotësojnë kushtet e dhëna në shpallje.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст