Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ambasadorja japoneze Keiko Haneda viziton Komunën e Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski në hapësirat e Komunës së Kumanovës u takua me Ambasadoren e Japonisë H.E. Keiko Haneda. Pas takimit Kryetari dhe Ambasadorja shkuan në vizitë të përbashkët në paralelet e disperzuara të SHFK “Braqa Milladinovcki” në “Sokolana” ku me donacion të Japonisë në vlerë prej 54000 euro u ndërruan dyert dhe dritaret, dyshemetë dhe është instaluar ngrohja qëndrore. Pas një kohe më të gjatë kjo shkollë ngrohjen me dru e zëvendësoi me ngrohje qëndrore. Ambasadorja Haneda deklaroi se Japonia deri ta ni i ka ndihmuar 63 shkolla në Maqedoni dhe se përkrahja do të vazhdojë edhe më tutje. Pas përfundimit të ngjarjes, Ambasadorja Haneda së bashku me Kryetarin e Komunëv e vizituan fabrikën Termalift, që bashkëpunon me firma japoneze.

 

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст