Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Çdo fëmije i duhet familja”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 19.07.2018, në ora 11:00, para platosë së IKQK “Trajko Prokopiev” do të mbahet ngjarja “Çdo fëmije i duhet familja”. Kjo ngjarje është pjesë e fushatës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, zyrës së UNICEF – it dhe SOS fshatit të Fëmijëve në Maqedoni, që ka për qëllim t’i nxisë qytetarët të përkujdesen për fëmijët pa kujdesje prindërore dhe t’u mundësojnë të rriten në familje të sigurta dhe të kujdesshme, përplot me dashuri.

Komuna e Kumanovës e përkrah këtë fushatë, me qëllim që të ndihmojë në mobilizimin e numrit sa më të madh të familjeve që kanë për të dhuruar dashuri për fëmijët që për momentin janë të vendosur në institucione të mëdha. Për atë, i ftojmë që të marrin pjesë në këtë ngjarje, të gjitha familjet që janë të gatshme t’i hapin zemrat dhe shtëpitë e tyre për fëmijët që mund t’u nevojitet kujdesi.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст