Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Çmim nga Brukseli për Kumanovën – Qyteti i Sportit gjatë vitit 2019

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski mori çmimin Kumanova – Qyteti i Sportit për vitin2019 në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Asociacionit Evropian të qyteteve të sportit ASEC – Gian Francesco Lupatoto, në prani të 30 qyteteve të tjerë, fitues të Evropës. Kryetari Dimitrievski udhëtoi për ceremoninë në Bruksel i shoqëaruar nga olimpistët Ace Rusevski dhe Rexhep Rexhepovski si dhe kryetari të KB Kumanova Aleksandar Krstevski.

Kumanovo është qyteti i parë në vend që ka marrë këtë çmim prestigjioz, i cili është i bazuar në arritjet e tanishme sportive, zhvillimin e sportit në të gjitha fushat, kategoritë dhe moshat, ndërtimin e objekteve sportive dhe kulturën sportive, të cilat u vlerësuan përmes analizës tremujore nga ky asociacion.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст