Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Debat pubklik në lidhje me programin regjional për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot u mbajt debat publik në lidhje me Programin për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Kumanovës, UNDP – së, organizata joqeveritare dhe qytetarë. Programi është financuar nga Bashkimi Evropian, kurse implementohet nga programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me institucionet përgjegjëse për zhvillim të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Programi ka për qëllim përforcimin e demokracive participuese dhe proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përmes përforcimit të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes. Përmes financimit transparent të projekteve të organizatave civile do të nxitet kyçja më e madhe e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe do të përmirësohen shërbimet që sigurohen në nivel lokal.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст