Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Dezinsektim kundër rriqrave dhe larvave të mushkonjave

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 28 dhe 29 prill (e martë dhe e mërkurë) në territorin e Komunës së Kumanovës do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Qëllimi i trajtimit është parandalimi i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse ku si vektorë paraqiten rriqrat.
Me këtë dezinfektim do të përfshihen sipërfaqet publike qarkulluese dhe sipërfaqet e lulëzuara në qytet, me theks të veçantë gjelbërimi përskaj KEJ – it të qytetit, institucionet publike, sheshi dhe parqet e qytetit. Sipërfaqet e trajtuara do të shënohen me shenja dhe nuk rekomandohet qëndrimi në to pë kohë të gjatë për njerëzit dhe kafshët, posaçërisht menjëherë pas këtij trajtimi.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, atëherë trajtimi do të shtyhet për të nesërmen.
Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve (28.04.2020 dhe 29.04.2020) në territorin e Komunës së Kumanovës do të bëhet dezinsektimi larvid, që ka për qëllim eliminimin e larvave të mushkonjave. Ky është trajtimi i dytë për këtë vit, që do të bëhet në ujërat e pa rrjedhshëm (moçale përskaj lumenjve) në komunë.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст