Dimitrievski: Kumanovarët nuk do të paguajnë fatura më të shtrenjta të ujit

Pas vendimit të Komisionit Rregullator që të rritet çmimi i ujit të pa përpunuar, katër denarë për metër kub ujë, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski deklaroi:

“Kumanovarët nuk do të paguajnë ujë më të shtrenjtë, çmimet e Komisionit Rregullator janë jo reale, të pa qëndrueshëm dhe jo adekuatë.
Ekonomia e Ujrave na ka shumë borxh, është koha që të na i kthejë atë që na takon”.

Me çmimet e reja do të duhej të paguhet çmimi 47,35 denarë për metër kub për amvisëri, gjegjësisht, 55,54 denarë për ndërmarrjet.

Gjithashtu, edhe nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” janë të pa kënaqur me vendimin e këtillë dhe paralajmërojnë padi para Gjyqit Kushtetues kundër Vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт