Është lëshuar në përdorim Kopshti i ri i fëmijëve “Tërfili”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Është lëshuar në përdorim Kopshti i ri i Fëmijëve “Tërfili”, i vendosur në ish – shtëpinë e pionierëve, në qendër të qytetit. Në këtë kopsht janë regjistruar gjashtdhjetë e dy fëmijë në tre grupe. Komuna e Kumanovës, në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion projektues për riparim të tërë objektit, kurse me mjetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të sigurohen financa për riparimin e tij. Në hapjen e objektit ishte e pranishme edhe ministresha e punës dhe plitikës sociale Mila Carovska, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, Kryetari i Këshillit të Komunës së Kumanovës Atina Murgashanska, këshilltarë, përfaqësues të institucioneve publike në qytet, arsimtarë, prindër dhe nxënës. Fjalë rasti në këtë hapje mbajti edhe Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski.

Back to top
Големина на фонт