Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Filloi Kolonia e pikturave “Kumanova” 2019

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelincë, sivjet për të 46 – tën herë po mbahet një nga kolonitë më të vjetra në vend – “Kumanova” 2019. Kolonia fillon sot, kurse do të zgjasë deri më 14 gusht, kur është paraparë edhe mbyllja solemne me ekspozitë të veprave të artit figurativ.

Në Koloninë ndërkombëtare të pikturave do të marrin pjesë katërmbëdhjetë artistë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania. Artistët veprat e tyre do t’i punojnë në temë të lirë në teknika të ndryshme të pikturimit. Gjatë qëndrimit të tyre, pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i vizitojnë disa monumente kulturore – historike në Kumanovë, opservatorin megalit Kokino dhe kishën Shën Gjergji në Nagoriç të Vjetër.

Kolonia e pikturave ekziston që nga viti 1974, kurse sivjet shënohet 45 vjetori i ekzistimit të saj. E njëjta organizohet nga Komuna e Kumanovës dhe IK Muzeu i Kumanovës, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës.

 

Back to top
Големина на фонт