Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Filloi ndërtimi i sallës së sportit në shkollën fillore të fshatit Çerkez

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot në SHFK “Jeronim De Rada”, është shënuar fillimi i ndërtimit të sallës së sportit. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm: Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Zv. Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, Ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraki, Ministri i arsimit, Arbër Ademi, Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Salla do të ketë sipërfaqe prej 650 metra katrorë, dhe rreth 520 nxënësve do t’u mundësojë që t’i ndjekin orët e sportit dhe aktivitetit fizik.

Kryetari i Komunës, Dimitrievski, e përshëndeti këtë nismë dhe theksoi se investimi i fundit kapital në sferën e arsimit në Kumanovë daton që nga vitet e 80 – ta.

 

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст