Ftesë për parashtrim të ofertave (Ekskursion – SHFK “11 Tetori”)

Shpallje për parashtrim të ofertave për ekskursion

1.POROSITËS – SHFK “11 Tetori”                                                              Personi për kontakt: Elizabeta K. Kostiq 031/424-235

rr. “Todor Velkov” p. n. 1300 Kumanovë

Informata shtesë:

Programet për ekskursione dhe Formulari i Ofertës mund të merren personalisht, prej ora 08,00 deri në ora 15,00 në adresën e lartëshënuar.

2.OFERTUES 

Kushtet minimale që duhet t’i përmbushë ofertuesi:

  1. të jetë i regjistruar në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike.
  2. t’i ketë realizaur me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënsëve dhe aktivitete të tjera të lira gjatë 3 viteve të fundit.
  3. t’ipërmbushë kushtet për transport të grupeve të fëmijëve në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e posaçme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve.
  4. në ditën e nënshkrimit të Kontratës me shkollën duhet të dorëzojë garanci bankare për kualitetin e realizimit të Kontratës në vlerën 15% nga vlera e përgjithshme e Kontratës.

Oferta që nuk i plotëson kushtet do të refuzohet nga Komisioni.

3. DOKUMENTAT QË DUHET T’I PARASHTROJË OFERTUESI

– Dokument për regjistrim të veprimtarisë si dëshmi se është i regjistruar si person juridik për kyerje të veprimtarisë turistike, në përputhje me dispozitat ligjore të RM

-Vërtetim se ofertuesi i ka realizaur me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënsëve dhe aktivitete të tjera të lira gjatë 3 viteve të fundit

-Dokument për transport të grupeve të fëmijëve në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e posaçme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve

-Dokumentat nuk guxojnë të jenë më të vjetër se 6 muaj, kurse parashtrohen origjinal ose kopje e verifikuar nga ofertuesi

4.LËNDË E PROKURIMIT

Lënda e prokurimit është e dnarë, edhe atë:

  1. Realizimi i ekskursionit tre ditor nëpër Maqedoni, për nxënësit e klasës së IX – të, prej 28 deri më 30 maj 2018.
  2. Realizimi i ekskursionit dy ditor nëpër Maqedoni, për nxënësit e klasës së VI – të, prej 22 deri më 23 maj 2018.
  3. Realizimi i mësimit në natyrë, tri ditë në Ohër, për nxënësit e klasë së V – të, prej 16 deri më 18 maj 2018.
  4. Realizimi i ekskursinit një ditor në Dojran, për nxënësit e klasës së III – të, më 21 maj 2018.

-Lloji i kontratës: shërbime me pagesë të prolongueshme.

5.KRITERET PËR ZGJEDHJEN E OFERTËS MË TË MIRË

Çmimi më i ulët për nxënës

6.AFATI DHE MËNYRA E PARASHTRIMIT TË OFERTAVE

-Ofertat duhet të dorëzohen në afat prej 5 ditësh, nga shpallja e fundit në dy gazeta, në arkivin e shkollës, adresa: SHFK “11 Tetori”, rr. “Todor Vellkov”, p.n. 1300 Kumanovë

-Parashtruesi i ofertës e dorëzon në një kopje origjinal të vulosur në zarf që e përmbanë titullin e ofertës me adresën e saktë dhe të plotë. Zarfi i brendshëm dorëzohet në zarf të jashtëm të vulosur, i cili:

-ka adresën e saktë të organit kontraktues,

-në këndin e majtë – lartë qëndron shenja “MOS E HAP”, që të mos hapet para afatit dhe datës së hapjes së ofertave. Nëse të gjithë zarfet nuk janë të vulosur dhe shënuar ashstu siç kërkohet, organi kontraktues nuk bart përgjegjësi për hapjen e parakoheshme të ofertës.

 

 

Врати се на врвот
Големина на фонт