Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

FTESË PUBLIKE

Në bazë të nenit 84 dhe nenit 86 të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 145), Komuna e Kumanovës shpall:

 

FTESË PUBLIKE

Komuna e Kumanovës informon qytetarët se në përputhje me Ligjin për tatimet në pronë, ka filluar me shpërndarjen e Aktvendimeve për tatimin në pronë për personat juridikë dhe fizikë dhe taksën komunale – taksën e firmës për vitin 2021 përmes Postës së Maqedonisë.

Të gjithë tatimpaguesit (personat juridikë dhe fizikë) që janë pronarë të pasurive që tatimohen, përdorues ose shfrytëzues të pronave dhe të cilët në adresën e tyre nuk do të marrin Aktvendim për tatimin në pronë ose Aktvendim për taksën komunale – firmë për vitin 2021, thirren të drejtohen në hapësirat e Komunës së Kumanovës – Sektori për tatime dhe taksa në afat sa më shpejt të mundshëm.

Komuna e Kumanovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet që të veprojnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi ndaj detyrimit ligjor për të paguar tatimin në pronë dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, përkatësisht pronarëve të pasurive të tatueshme, shfrytëzuesve ose përdoruesve të pasurisë që ta lajmërojnë ose çlajmërojnë pronën që është subjekt i tatimimit.

Çdo përdorues ose pronar i pronës që tatimohet është i detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i fitimit të pronës, gjegjësisht nga marrja e lejes së përdorimit ose regjistrimi në Agjencinë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme ta lajmërojnë atë në Komunën e Kumanovës, Sektori për tatim dhe taksa. Nëse ai nuk e lajmëron atë, Komuna e Kumanovës do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст