Hapet Qendra për përkujdesje të viktimave të dhunës seksuale

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës u hap Qendra për përkujdesje të personave, viktima të dhunës seksuale. Në hapjen e kësaj qendre ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, Ministri i Shëndetësisë d – r Venko Filipçe, Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara z – nja Luiza Vinton, Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale z – nja Mira Carovska, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë z – nja Snezhana Zaharieva. Hapja e qendrave për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kombet e Bashkuara (agjencitë UNDP dhe UNFPA), si dhe nga shoqata e qytetarëve HERA.

Back to top
Големина на фонт