Janë mbjellë fidan të rinj në Përmendoren Kosturnica

Në kuadër të projektit “Kumanova e gjelbër” është realizuar aksioni për pastrim dhe mbjellje të fidanëve të rinj në Përmendore Kosturnica. Në këtë aksion kanë marrë pjesë NP “Pastrimi dhe gjelbërimi”, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, shoqatat “Aksionistët e Kumanovës” dhe “Skaut”. Projekti “Kumanova e gjelbër” realizohet në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe shoqatën “Aksionistët e Kumanovës”. Në këtë territor është paraparë që edhe në të ardhmen të mbillen 3000 fidanë të rinj nga ana e NP “Pastrimi dhe gjelbërimi”.

Врати се на врвот
Големина на фонт