Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Komunës së Kumanovës, miratoi Vendim për formimin e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve në Kumanovë. Qëllimi i këtij Këshilli është që ta mbikëqyrë kualitetin e shërbimeve që janë në kompetencë të ndërmarrjeve publike, shërbimeve komunale dhe institucioneve lokale. Të gjitha ankesat që do të arrijnë deri te këshillit nga qytetarët, do të shqyrtohen në mbledhje publike, ku mund të jenë të pranishëm edhe drejtorët, këshilltaërt dhe kryetari i komunës. Raporti i punës do t’i parashtrohet Këshillit të Komunës, i cili do të ketë qasje në punën e këtij organizmi këshillëdhënës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст