Komuna e Kumanovës dhe Aradha e Vëzhguesve SKAUT nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Kumanovës, sot, në Komunë i priti në takim anëtarët e Aradhës vëzhguese “Skaut” nga Kumanova, me ç’rast nënshkroi Memorandum për bashkëpunim. Me këtë memorandum verifikohet bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të dy palëve, në implementimin e aktiviteteve në sferën e edukimit për biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës në Komunën e Kumanovës. Bashkëpunimi për të cilin ranë në ujdi të dy palët nënkupton edhe lëmi të tjera, që drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kanë lidhje me ruajtjen dhe promovimin e natyrës si vend i sigurtë dhe i shëndetshëm për edukimin e të rinjve.

Врати се на врвот
Големина на фонт