Komuna e Kumanovës fitoi grant në vlerë 120.000 euro

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në kuadër të Programit regjional për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me koordinatorin e përhershëm të KB dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP – së Liuza Vinton dhe përfaqësuesin e Delegacionit të BE Nikolla Bertolini. Programi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me përkrahje financiare nga UNDP dhe komunat, mundëson përkrahjen e projekteve me interes publik dhe për përmirësim të shërbimeve komunale dhe kualitetit të jetesës për banorët e komunave. Vëmendje e posaçme do t’u kushtohet projekteve për përfshirje shoqërore, barazi gjinore, grupe të prekura, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vlera e përgjithshme që është siguruar me programin për pesë komuna (Kumanovë, Gostivar, Resnjë, Kavadar dhe Strumicë) është 845.000 euro ose nga 120.000 euro për çdo komunë.

Sipas këtij memorandumi, secila komunë duhet të përkushtohet për ndarje transparente të mjeteve për organizatat e shoqërisë civile dhe të vendosë sistem të thirrjeve publike, ku qartë do të definohen kriteret mbi bazë të të cilëve do të zgjedhen organizatat e qytetarëve.

Back to top