Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komuna e Kumanovës merr mirënjohje për përkushtim të posaçëm përmes ideve kreative dhe vendimeve për zhvillim të qëndrueshëm të sipërmarrësisë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në lidhje me projektin për promovimin dhe shpërblimin e komuniteteve dhe institucioneve më të mira për krijimin e një mjedisi të mirë për zhvillimin e sipërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore “Global Local”, me qëllim që të paraqesë para publikut të gjerë komunitetet posaçërisht të suksesshme lokale dhe rajonale, si dhe institucionet publike, të cilat në jetën e sotme dinamike, përmes zgjidhjeve origjinale dhe ideve kreative, kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrësisë, si bazë për zhvillimin e komunitetit dhe njerëzimit, publikisht iu ndanë mirënjohje më meritorëve, ku laureat ishte edhe komuna e Kumanovës.

Ky çmim prestigjoz për Komunën e Kumanovës, në promovimin e laureatëve, u mor nga Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe e çmimeve të “Global Local” u mbajt në kuadër të programit zyrtar të Kongresit Botëror të Sipërmarrësve, me qëllim prezantimin e projektit dhe rëndësinë e madhe të zhvillimit të ndërmarrësisë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror, të mbajtur në Shkup, i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Back to top
Големина на фонт