Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Komunikatë për organizim të anketës dhe prezantimit publik

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në bazë të nenit 35, paragrafi 3 të Ligjit për planifikim urban (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16 dhe 163/16), nenit 50, paragrafi 1, pika 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02) dhe nenit 25, paragrafi 1, pika 7 të Statutit të komunës së Kumanovës (“Fletorja zyrtare e komunës së Kumanovës” nr. 13/03, 13/07 dhe 8/15), kryetari i Komunës së Kumanovës, e lëshon këtë:

KOMUNIKATË

për organizimin e anketës dhe prezantimit publik publik për:

  1. Propozimi – Plani i detajuar urbanistik për pjesë të NJU “Stari Llozja”, pjesë e Bllokut urban 13, zona e planifikuar ndërmjet shtegut të këmbësorëve, rrugës rajonale R1204, shtegut të këmbësorëve dhe rr. “Novoplanirana” – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 1.1799 ha.
  2. Propozim – Ndryshi ndryshimi i planit urbanistik për pjesë të NJU “Priovcë”, pjesë e Bllokut urban 23-a, zona e planifikuar ndërmjet rr. “Rruga e serviseve 1”, rr. “Rruga e serviseve 2”, kufiri i Njësisë urbane dhe Bllokut urban, rruga e këmbësorëve dhe rr. “Rruga e banimit 2” – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 18,342.86 m2.
  3. Propozim – Plani i detajuar urbanistik për pjesë të NJU “11 Tetori”, pjesë e Bllokut urban 37, zona e planifikuar ndërmjet rr. “2008”, rr. “Nikolla Teslla”, shtegu i këmbësorëve, rr. “Novoplanirana 1”, rr. “Novoplanirana 2” dhe kufiri iPK 9501 – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 18,662.84 m2.

Anketa dhe prezantimi publik për Projekt PDU do të realizohet duke i ekspozuar PDU – të në vitrinat e Komunës në Sheshin e qytetit, që gjenden te ish – “Tutun” – Kumanovë. Anketa publike do të zgjasë 10 ditë pune duke filluar nga data 05.02.2019 deri më 18.02.2019. Gjatë sondazhit publik, personat e interesuar fizikë dhe juridikë, informacione më të detajuar mund të merrin në Komunën e Kumanovës, Sektori i urbanizmit dhe veprimtarive komunale, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës. Gjatë anketës publike sugjerimet apo vërejtje e tyre mund t’i paraqesin të gjithë personat fizikë dhe juridikë në fletat anketuese.

PREZANTIM PUBLIK

Më 14.01.2019, ora 12ºº në, në sallën e takimeve në komunën e Kumanovës organizohet prezantim publik me prezantim profesional të:

  1. Propozimi – Plani i detajuar urbanistik për pjesë të NJU “Stari Llozja”, pjesë e Bllokut urban 13, zona e planifikuar ndërmjet shtegut të këmbësorëve, rrugës rajonale R1204, shtegut të këmbësorëve dhe rr. “Novoplanirana” – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 1.1799 ha.
  2. Propozim – Ndryshi ndryshimi i planit urbanistik për pjesë të NJU “Priovcë”, pjesë e Bllokut urban 23-a, zona e planifikuar ndërmjet rr. “Rruga e serviseve 1”, rr. “Rruga e serviseve 2”, kufiri i Njësisë urbane dhe Bllokut urban, rruga e këmbësorëve dhe rr. “Rruga e banimit 2” – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 18,342.86 m2.
  3. Propozim – Plani i detajuar urbanistik për pjesë të NJU “11 Tetori”, pjesë e Bllokut urban 37, zona e planifikuar ndërmjet rr. “2008”, rr. “Nikolla Teslla”, shtegu i këmbësorëve, rr. “Novoplanirana 1”, rr. “Novoplanirana 2” dhe kufiri iPK 9501 – Komuna e Kumanovës, zona e planifikuar me sipërfaqe 18,662.84 m2.

  Kryetari i Komunës së Kumanovës

Maksim Dimitrievski

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст