Kryetari Dimitrievski në takim me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës së SHBA – ve

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, realizoi takim me këshilltarin për krijim politikash në Zyrën e Lirive fetare pranë Departamentit të Shtetit, Marijam Sementvala, Këshilltarin e Ambasadës së SHBA – ve, Dajana Palekun dhe analistin politik, Adrian Ismaili.

Në takim u bisedua për të drejtat e njeriut, lidhshmërinë e tyre me liritë fetare dhe ekstremizmin e dhunshëm. Në fokus të veçantë u vu parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimi i keqpërdorimit të ndjenjave fetare përes edukimit pluralistik.

Back to top
Големина на фонт