Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari Dimitrievski takon një nxënës të suksesshëm nga Kumanova

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski në takim e priti Adrej Veliçkovskin që mori pjesë në Olimpiadën ndërkombëtare të Informatikës në Japoni. Andrej Veliçkovsi është nxënës i viti të III – 1 në SHMK Gjimnazi “Goce Dellçev” dhe deri tani ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme në gara në lëmin e programimit. Në Olimpiadën e fundit ndërkombëtare që u mbajt prej 01-08 shtator në Cukuba, Japoni, ku morën pjesë 330 nxënës nga 87 vende të botës, Andrej Veliçkovski u kthye me medalje të bronztë. Më herët në Olimpiadën ballkanike e ka fituar medaljen e bronztë kurse në Olimpiadën e Maqedonisë – të argjendtë.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст