Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Komunës, Dimitrievski, në Forumin nacional “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta/deponive – nevojat përballë mundësive“

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

 

Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski së bashku me Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, udhëheqësin e Sektorit të Mbeturinave në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Karanfilova Maznevska dhe Marija Spasovska nga iniciativa qytetare “Stop Rusino” morën pjesë në Forumin nacional “Menaxhimi i mbeturinave të forta/deponive – nevojat përballë mundësive“. Në Forumin e “Civica Mobilitas”, diskutuan përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, institucione në nivel kombëtar dhe lokal për çështje të rëndësishme në lidhje me mbeturinat dhe deponitë. Programi për mbështetjen e shoqërisë civile “Civica Mobilitas” mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe FCG nga Suedia. Kryetari Dimitrievski theksoi se të gjitha komunat në vend kanë problem me deponitë ilegale dhe se komuna e Kumanovës, në kuadër të një projekti, të financuar nga BE, po punon dhe investon për të ndërtuar një fabrikë për përpunimin e mbeturinave të ngurta.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст