Kryetari i Komunës mbajti mbledhje në lidhje me rastin e vrasjes së qenve

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Pas rastit të djeshëm me qentë e ngordhur, të lënë në lokacionin në rr. “120” në lagjen Karposh, sot Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, mbajti takim me me disa OJQ për mbrojtjen e kafshëve, përfaqësues të Qendrës Veterinare blegtorale “Todor Velkov” dhe përfaqësuesit e shërbimeve inspektuese në komunën e Kumanovës.

Takimi u përqëndrua në veprimet e ndërmarra nga shërbimet e inspektimit të komunës, që pas denoncimit përesi telefonit nga MPB – SPB Kumanovë, kishin shkuar në vendngjarje dhe kishin konstatuar se në lokacionin e lartëpërmendur gjendeshin gjashtë qen të vrarë, me konstatimin se, nuk janë lënë aty njëkohësisht, gjegjësisht nuk janë në fazë të njëjtë të dekompozimit. Për rastin, është njoftuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, e cila do t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda kompetencave të saj.

Gjatë këtij takimi u dënua ngjarja e djeshme, dhe komuna njoftoi se do të ndërmarrë për detyrim që në vitin e ardhshëm, nga buxheti i saj, të sigurojë më shumë fonde për të ndërtuar një strehimore për rreth dyqind qent të pastrehë.

 

Back to top
Големина на фонт