Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, viziton Novi Sadin

Me rastin e 270 Vjetorit të çlirimit të qytetit të Novi Sadit (Serbi) një delegacion i Komunës së KUmanovës, në përbërje: Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, kryetari i Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska dhe udhëheqësi i Sektorit për Eurointegrime në Komunën e Kumanovës, Goran Mitevski, ishin të pranishëm në pritjen solemne te Kryetari i Komunës së Novi Sadit – Millosh Vuçeviq.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, shprehu falënderimin e tij për ftesën dhe pritjen miqësore, kurse në emëer të qytetarëve të Kumanovës ua uroi festën banorëve të Novi Sadit.

Në kuadër të kësaj vizite ishte organizuar edhe një takim trepalësh me Kryetarin e Mariborit, Dr. Andrej Fishtravec, Kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe Kryetarin e Novi Sadit Millosh Vuçeviq. Në këtë takim u bisedua për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Врати се на врвот
Големина на фонт