Kumanova nikoqir i diskutimit publik “Avokati i Popullit dhe pushteti lokal: Bashkëpunimi më i mirë për mbrojtje më të theksuar të të drejtave të qytetarëve”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, e hapi debatin publik me temë “Avokati i Popullit dhe pushteti lokal: Bashkëpunimi më i mirë për mbrojtje më të theksuar të të drejtave të qytetarëve”.

Kjo ngjarje u organizuar nga Avokati i Popullit, Komuna e Kumanovës dhe OJQ Infoqendra, kurse synimi kryesor ishte fokusi mbi rolin e Avokatit të Popullit si institucion kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, si dhe mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndrmjet pushtetit lokal, institucioneve shtetërore dhe publike në nivel lokal me Avokatin e Popullit.

Kryetari Dimitrievski para të pranishmëve foli për të drejtat elementare të qytetarëve në shoqëri dhe obligimin e vetëqeverisjes lokale në dhënien e shërbimeve adekuate për qytetarët, si dhe bashkëpunimin ndërjet Komunës dhe Këshillit të Komunës me Avokatin e Popullit me qëllim që të avancohen të drejtat e qytetarëve.

Me fjalim u paraqit edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Kjo ngjarje u organizuar në kuadër të projektit “Monitorimi civil i Avokatit të Popullit”, i realizuar nga OJQ Infoqendra, dhe i përkrahur nga Ambasada e SHBA në Republikën e Maqedonisë.

 

Back to top
Големина на фонт