Kumanova nikoqir i kampionatit shtetëror në basketboll për shkollat fillore

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, e shpalli të hapur Kampionatin shtetëror në basketboll për shkollat fillore, që u mbajt në sallën e SHMK “Pero Nakov”. Në këtë kampionat morën pjesë ekipet më të mira nga Republika e Maqedonisë, të cilat paraprakisht janë plasuar nga garat komunale, zonale dhe ndër – zonale. Nikoqir ishte ekipi i SHFK “Koço Racin” nga Kumanova, e cila në gara mori pjesë me SHFK “Kërste Petkov Misirkov” nga Radovishi, SHFK “Goce Dellçev” nga Kavadari, SHFK “Koço Racin” nga Shkupi dhe SHFK “Mraqa Milladinovci” nga Kumanova. Lidhja komunale e sportit shkollor nga Kumanova, ka organizuar edhe kampionatin zonal në henboll me shkollat e mesme, në të cilin morën pjesë ekipet më të mira nga Kumanova, Kratova, Krivo Pallanka, Shën Nikolla dhe Probishtipi. https://youtu.be/zk99u5DohpQ

Врати се на врвот
Големина на фонт