Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbahet mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Njoftim
nga mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të datës 11.03.2020.

Për shkak të situatës së shfaqur dhe paraqitjes së rasteve me koronavirus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus-it), në mbledhjen e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, që u mbajt në mjediset e Komunës së Kumanovës dhe morën pjesë përfaqësues të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësues të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, u miratuan rekomandimet dhe konkluzionet e mëposhtme:

  • Të respektohen në tërësi konkluzionet, masat dhe rekomandimet e ndërmarra në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 10 Mars 2020, si dhe çdo rekomandim tjetër i miratuar.
  • Rekomandohet që transporti publik i qytetit të reduktohen dhe të jetë identik me orarin e vozitjes, i cili zbatohet gjatë pushimeve dimërore ose verore.
  • Në periudhën e ardhshme, gjatë mungesës së fëmijëve nga shkollat dhe kopshtet, do të bëhen përpjekje për dezinfektimin e ambienteve në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet.
  • Të respektohen rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nëse shfaqen simptoma, kontaktoni QSHP Kumanovë 070215851, si dhe linkun me faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

http://zdravstvo.gov.mk/korona-virus/

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe më tutje do ta monitorojë gjendjen dhe do të reagojë me kohë.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст