Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Ju informojmë se në bazë të nenit 3 nga Vendimi për zbatimin e masave për subvencionimin e shpenzimeve për shërbime komunale për vitin 2021, nr. 09-8185/34 dhe nenit 3 nga Vendimi për sigurimin e ndihmës për strehim të personave jo të siguruar materialisht dhe pa strehim, shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar përmes subvencionimit të shpenzimeve për shërbime komunale për vitin 2021, nr. 09-8185/35 nga data 28.12.2020 („Fletorja zyrtare e Komunës së Kumanovës“ nr. 17/20), të drejtën e subvencionimit të shpenzimeve për shërbime komunale do të mund ta realizojnë persona të cilët kanë status të:

1. Prindërve të vetmuar, të cilët ligjërisht përcaktohen si prindër që kryejnë të drejta dhe detyra prindërore vetëm për fëmijën, sepse prindi tjetër është i panjohur, i vdekur, i zhdukur ose për arsye të justifikueshme përkohësisht ose përgjithmonë, nuk kryen të drejta dhe detyra prindërore (deri në moshën 18 vjeç ose mosha deri në 26 vjeç nëse arsimohet), si dhe prindërit e vetmuar të fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeç të cilët marrin ndihmë dhe shtesa të poasaçme;

2. Punonjësve të falimentuar të cilët nuk janë të përfshirë në Ligjin për sigurinë materiale të të papunëve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi mbizotëruese të shtetit dhe janë anëtarë të Shoqatës së Punëtorëve të Falimentuar UNIT 1 Kumanovë;

3. Familjeve kujdestare dhe që përkujdesen për një ose më shumë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore;;

4. Personave të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa kujdes prindëror, respektivisht edhe pas ndërprerjes së kujdestarisë, dhe në maksimum deri në moshën 26 vjeçare;

5. Personave shfrytëzues të së drejtës së sigurimit social për persona të moshuar (“Gazeta Zyrtare e RMV nr. 104/19) dhe

6. Personave të pasiguruar materialisht dhe pa strehim – shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, të pasiguruar materialisht dhe pa strehim (persona që jetojnë në vendbanime me qira).

 

Kërkesat do të mund të dorëzohen nga data 1 deri më datë 15 shkurt 2021 në arkivin e Komunës së Kumanovës dhe në sportelet e ndërtesës së mëparshme të SHA “Kozjak” përballë stadiuimit të qytetit (Departamenti për mbrojtje sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes shëndetësore).

Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen deri te arkivi i Komunës së Kumanovës, më së voni deri me 20.01.2021.

INFORMACIONE SHTESË MUND TË MERRNI NË NUMRIN E TELEFONIT 075/323-569 NGA ORA 0800 DERI NË ORA 160

1А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e prindërve të vetmuar

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Çertifikatë nga libri amë i të vdekurve (nëse njëri nga prindërit është i ndjerë);
  • Dëshme për arsyen se pse prindi tjetër nuk mund ti kryejë të drejtat dhe mundësitë prindërore;
  • Çertifikatë nga libri amë i fëmijës/fëmijëve;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP), vërtetim nga puna, vërtetim gna Agjensioni për Punësim në Kumanovë, nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë;
  • Llogari pensioni (personale/familjare);
  • Vërtetim për nxënës ose student të rregullt.

2А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e punëtorëve të falimentuar

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Dëshmi në të cilën janë të evidentuar në Listën e Shoqatës së punëtorëve të falimentuar dhe aksionerëve nga Komuna e Kumanovës;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP) për të gjithë anëtarët e rritur të familjes, vërtetim nga puna, nga Agjensioni për punësim në Kumanovë, nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë ose llogari e pensionit (personale/familjare);
  • Dëshmi se të hyrat e familjes nuk tejkalojnë 14.500,00 denarë.

3А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e familjeve kujdestare;

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Çertifikata e lindjes nga libri amë i fëmijës/fëmijëve;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj) ;
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Vendimi nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë e cila dëshmon se personi është kujdestar;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP), vërtetim nga puna, nga Agjensioni për Punësim në Kumanovë, nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë ose llogari të pensionit (personale/familjare);
  • Vërtetim për nxënës apo student të rregullt.

4А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e personave të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa kujdes prindëror, respektivisht edhe pas ndërprerjes së kujdestarisë, dhe në maksimum deri në moshën 26 vjeçare

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Çertifikata e lindjes nga libri amë i fëmijës/fëmijëve;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj) ;
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Çertifikatë e vdekjes;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP) për të gjithë anëtarët e rritur të familjes – llogari nga pensioni (personale ose familjare);
  • Vendim nga Qendra për punë dhe politikë sociale nëse personi është i mitur dhe nëse është nën kujdestari;
  • Vërtetim nga Agjensioni për punësim në Kumanovë, vërtetim nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë;
  • Vërtetim për nxënës apo student të rregullt;

5А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e të drejtës për siguri sociale për personat e moshuar

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Vendim nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë, e cila dëshmon se personi shfrytëzon të drejtën e ndihmës së sigurisë sociale për personat e moshuar;
  • Çertifikatë kurorëzimi/çertifikatë e vdekjes nga bashkëshorti/bashkëshortja;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP) për të dy bashkëshortët;

6А. Dokumentet e nevojshme për subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale nga kategoria e personave që janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, personat e pasiguruar materialisht dhe pa strehim (persona të cilët jetojnë në vendbanime me qira).

Në Kërkesën për subvencionim, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë fotokopje të këtyre dokumenteve/dëshmive:

  • Letërnjoftimi për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Çertifikata e lindjes nga libri amë i fëmijës/fëmijëve;
  • Numër telefoni për kontakt;
  • Llogari nga NP ,,Ujësjellësi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj);
  • Llogari nga NP ,,Pastrimi dhe gjelbërimi“- Kumanovë (jo më e vjetër se 3 muaj) ;
  • Dokument i cili e dëshmon lidhjen (raportin) ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe bartësit të llogarisë;
  • Çertifikatë kurorëzimi/çertifikatë e vdekjes të bashkëshortit/es;
  • Dëshmi për gjendjen materiale (DAP) për të gjithë anëtarët e rritur të familjes;
  • Vendim nga Qendra për punë dhe politikë sociale në Kumanovë, e cila dëshmon se personi shfrytëzon të drejtën e ndihmës minimale të garantuar(ndihmë sociale);
  • Vërtetim për nxënës apo student të rregullt;
  •  Kontratë për qira të pronës apo vendbanimit;

KOMUNA E KUMANOVËS

Sektori për kuklturë, sport, mbrojtje sociale,

shëndetësore dhe të fëmijëve

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст