Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledha e 47 – të e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 25.09.2020 (e premte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në ambientet e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në mbledhje, institucionet kompentente informuan për situatën aktuale me COVID 19, si dhe për aktivitetet që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme. Theks i veçantë u vu në fillimin e vitit shkollor, për gjendjen e shkollave dhe protokollet për realizim të mësimit.
Deri më tani janë siguruar dezinfektues dhe shkollat janë dezinfektuar për të filluar mësimin me praninë fizike të nxënësve. Disa prej shkollave në zonat rurale janë të pajisura me internet për mësimdhënie të pandërprerë. Kryetari i Komunës theksoi se duhet të vazhdojë trajtimi i rregullt i rrugëve të qytetit dhe shpërndarja e pakove për qytetarët më të varfër nga ana sociale.

SHKMSH u rekomandon qytetarëve t'i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID 19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст