Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e Dyzetë e Gjashtë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 22.07.2020 (e mërkurë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në ambientet e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusi corona). Në këtë mbledhje, u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Qeveria e RMV që në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës të rrisë kapacitetin e spitalit për trajtimin e pacientëve me COVID -19, duke përgatitur një spital COVID në një zonë të përcaktuar nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e Shëndetësisë me investime të përbashkëta, me qëllim që të rritet kapaciteti i Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë dhe të përgatitet për pik të mundshëm në periudhën e ardhshme të krizës me kovid.
  • SHKMSH konkludon se veprimet e MPB në territorin e Komunës së Kumanovës, në lidhje me konkluzionet dhe dekretet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aspekt të respektimit tëe masave janë të pakënaqshme (nuk ndërmerren masa të mjaftueshme parandaluese dhe represive nga policia në kryerjen e detyrave për të parandaluar krizën CIVID – 19, në aspekt të paralajmërimit të grupeve të mëdha në pjesë të caktuara të qytetit, duke mosrespektuar distancën sociale, mos veshjen e maskës mbrojtëse dhe rekomandime të tjera nga Komisioni për Sëmundje Infektive). Sa i përket rritjes variable të rasteve të reja të COVID -19 në territorin e Komunës së Kumanovës dhe rajonit verilindor, ne kërkojmë veprime të menjëhershme nga Ministria e Brendshme për të parandaluar rritjen e mundshme të rasteve të reja, të cilat janë pasojë e mosrespektimit dhe sjelljes së papërgjegjshme të qytetarëve.
  • Kërkojmë nga Qeveria e RMV dhe organet kompetente shtetërore të inspektojnë pjesën e organizimit në banka dhe institucione të tjera publike dhe private, të cilat kryejnë veprimtari shërbyese, si dhe pagesa dhe inkasim të fondeve tek qytetarët, shpërndarjen e vauçerëve dhe gjetjen e mekanizmit dhe masave për respektimin e masave qeveritare gjatë kryerjes së veprimtarisë në situatë emergjente, me mundësinë e futjes së një sistemi numërimi në shërbime, duke rritur numrin e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, me qëllim të shmangies së bllokimeve të vazhdueshme në zonat e trafikut publik përpara këtyre institucioneve shërbyese.
  • Kërkojmë nga Qeveria e RMV që të intensifikojë mbikëqyrjen e kufirit verior në lidhje me lëvizjen e refugjatëve, akomodimin e tyre në QPT Tabanoc dhe ndikimin e tij në shëndetin e popullatës, si dhe respektimin e dekretit të Qeverisë së RMV, të miratuar më 26.03.2020.
  • U apelojmë qytetarëve të Komunës së Kumanovës që t’i respektojnë masat e miratuara nga Qeveria e RMV, sepse kriza është në lëvizje të plotë dhe të mos besoni në lajme të rreme që relativizojnë sëmundjen dhe krejt krizën e kovid.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст