Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e dyzetë e pestë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 04.06.2020 (e enjte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve nga virusi COVID 19 në komunën fqinje të Likovës, SHKMSH Kumanovë me resurset e veta është në dispozicion për ndihmë të SHKMSH Likovë gjatë ballafaqimit me epideminë.
  • Për shkak të gjendjes faktike me përhapjes e virusit COVID 19 në territorin e komunës fqinje të Likovës, kërkojmë nga Qeveria e RMV që të përgatisë plan të posaçëm për veprim në territorin e kësaj komune, pasi që Komuna e Likovës dhe e Kumanovës janë territorialisht të lidhura me gravitim të madh të popullatës nga njëra në komunën tjetër, me qëllim që të zvogëlohet rreziku i epidemisë dhe të mbrohet Komuna e Kumanovës nga përhapja dhe kthimi i epidemisë.
  • Numri kujdestar i telefonit i Shtabit Komunal për  Mbrojtje dhe Shpëtim është 078 365   061, ku qytetarët mund t’i marrin informatat e nevojshme.
  • Numri kujdestar i telefonit për paraqitje të bujqve për lëvizje gjatë orës policore është 075 273 192.
  • I informojmë operatorët ekonomikë të zgjedhur nga SHKMSH Kumanovë, se me vendimet për përcaktim të operatorëve ekonomikë për sigurim të mjeteve të nevojshme ushqimore, në përputhje me kërkesat e qytetarëve gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes në territorin e Komunës së Kumanovës, të miratuar nga Shtabi janë në fuqi. Nevojitet që vetë operatorët të marrin leje adekuate për lëvizje dhe kryerje të veprimtarisë së tyre nga institucionet kompetente.

 

 

Back to top
Големина на фонт