Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 23.03.2020(e hënë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave për parandalim të përhapjesë së sëmundjes COVID-19 (coronavirus).  Në mbledhje janë miratuar këto masa, konknluzione dhe rekomandime:
-Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë rekomandim (Vendim) për futje në karantin të territorit të Komunës së Kumanovës, me vendosje të punkteve kontrollues nga ana e MPB në çdo hyrje – dalje të qytetit, ku njëherit do të kontrolloheshin dhe në mënyrë adekuate do të dezinfektoheshin veturat dhe udhëtarët që hyjnë në Kumanovë;
-Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të sigurojë numër më të madh të testeve për COVID 19 dhe të hapë më shumë pika testimi për njerëzit;
-Zgjatja e orës policore nga ora 18.00 deri në 06.00 ;
-Obligohet NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” Kumanovë që të bëjë dezinfektimin e të gjitha hyrjeve në ndërtesat dhe korridoret e banimit kolektiv;
-Obligohet NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” Kumanovë dhe i rekomandohet që të mbyllen morgjet në periudhën e ardhshme, kurse vorrimet të bëhen vetëm te vendi i vorrimit;
-Kërkohet nga Komuna e Kumanovës që t’ia japë në përdorim katër autovetura SPB Kumanovë, pas kërkesës së parashtruar paraprakisht nga ana e tyre.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст