Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NP “Kumanova – Plan” Kumanovë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Zyrtarisht filloi me punë Ndërmarrja Publike për Përgatitje të Planeve Hapësinor dhe Urbanistik “Kumanova – Plan” Kumanovë.
Vendimi për formim të kësaj ndërmarrjeje, që Këshilli i Komunës së Kumanovës e ka miratuar me iniciativë të Kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, është hap pozitiv që do të kontribuojë për rregullim bashkëkohor urbanistik dhe hapësinor të qytetit. Me formimin e kësaj ndërmarrjeje, komuna do ta merr nën kompentencë planifikimin dhe rregullimin urban të qytetit, që është shembull për implementim thelbësor të decentralizimit në këtë segment.

Në NP “Kumanova – Plan” Kumanovë punon një ekip profesional prej 11 personash, që janë të vendosur në qendër të qytetit (ndërtesa e Kadastrës – rr. “Goce Dellçev”).
UD drejtor i kësaj ndërmarrje është Goran Mitevski – ish – arkitekt i qytetit.

E-maili zyrtar – kumanovoplan@gmail.com.
Të gjithë qytetarët e interesuar mund të marrin informacione në faqen elektronike:   http://kumanovoplan.gov.mk ose tel.  031 438 615.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст