Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Organizata Civil dhe Komuna e Kumanovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Qendrën për liri, organizatën për të drejtat e njeriut, paqe dhe kontroll të armëve – CIVILK. Në këtë ngjarje organizata CIVIL e prezantoi projektin “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që ka për qëllim të japë kontribut në përforcimin e rezistencës së komunitetit lokal kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes formimit të grupeve të punës në komunitete, edukimit të qytetarëve si dhe ngrijes së vetëdijes publike. Në këtë temë, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, i cili theksoi se kjo temë duhet të aktualizohet, pasi që ajo buron nga ne dhe zgjidhja duhet të kërkohet përmes komunikimit dhe respektimit të ligjit që e implementojnë institucionet kompetente, posaçërisht në Komunën e Kumanovës, që është e njohur si mjedis multietnik.

Back to top
Големина на фонт