Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Pastrohen rrugët nga bora

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Edhe sot ekipet e kompanive të obliguara për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në qytet, po punojnë intensivisht në terren. Deri më tani, të gjitha rrugët janë të kalueshme, me përjashtim të vendeve të caktuara ku ka shtjella të dëborës. Rrugët janë pastruar me prioritet, sipas programit të paraparë duke u hedhur rreth tetëdhjetë ton kripë. Apelojmë te të gjithë qytetarët për të pastruar vendet para shtëpive të tyre, dhe pronarët e dyqaneve të veprojnë sipas ligjit dhe ta pastrojnë borën para objekteve të tyre. Në rast se ka shtjella më të mëdha të dëborës dhe rrugët janë të pa kalueshme, paraqituni në Komunën e Kumanovës në telefonin kujdestar 078 365 061. Gjithashtu edhe NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” ka organizuar aksion për të pastruar vendet më të frekuentuara në zonë qendrore të qytetit.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст