Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Përfaqësues të Komunës së Kumanovës prezentë në Ditën e Komunës së binjakëzuar të Novi Sadit

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Një delegacion nga Komuna e Kumanovës i udhëhequr nga kryetari Maksim Dimitrievski së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal Atina Murgashanska vizituan qytetin Novi Sad, Republika e Serbisë, me rastin e shënimit të Ditës së Qytetit. Me këtë rast u mbajt një takim me Kryetarin e qytetit binjak Milos Vuçeviq dhe kryetarin e Kuvendit të qytetit Zdravko Jelushiq.

U diskutua për intensifikim të bashkëpunimit midis dy qyteteve në fushën e kulturës dhe arsimit. Ideja është që të lidhen dhe të fillojnë bashkëpunimin shkollat e mesme të bujqësisë në Kumanovë dhe Novi Sad.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст