Projekti: “Integrimi në arsimin fillor”

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, ishte i pranishëm në ekspozitën e fotografive nga projekti “Integrimi në arsimin fillor” që është implementuar nga Shoqata “Doverba” (Mirëbesimi) nga Kumanova, i financuar nga Aksioni Paqësor Prilep/Tetovë dhe Qendra e Studimeve Paqësore e Zagrebit, mbështetur edhe nga Delegacioni i BE – së në Maqedoni dhe CIVICA Mobilitas.

Në këtë projekt, që u realizuar prej dhjetorit të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, kanë marrë pjesë dyzet nxënëss të SHFK “Vuk Karaxhiq” dhe SHFK “Naim Frashëri”.

Nxënës të bashkësive të ndryshme etnike të Kumanovës, nën mbikëqyrje të profesorëve të tyre kanë përgatitur fotografi, krijime artistike dhe proza në temën “Miqësia nuk ka kufi”.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës Dimitrievski, tha: “Komunikimi më i mirë ndëretnik, tejkalimi i barierave dhe ndërtimi i shoqërisë multi-kulturore është prioritet edhe për Komunën e Kumanovës”.

Projekti ka për qëllim afrimin e nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, për tejkalim të dallimeve dhe theksim të dallueshmërive.

Врати се на врвот
Големина на фонт