Reagim i Kryetarit të Komunës Dimitrievski në lidhje me marrjen e kompetencave për kopshtin nga ana e ministres Carovska

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot Kryetari Maksim Dimitrievski në hapësirat e komunës ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me marrjen e kompentencave për kopshtin “Angell Shajçe” nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Aktvendimi është i paqëndrueshëm, tendencioz, selektiv dhe i njëanshëm, dhe synon të përfshijë drejtpërsëdrejti Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në përzgjedhjen kadrovike të Drejtorit të Institucionit Publik Komunal – Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe”.
I bëj thirrje ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska e cila ka bërë një lëshim të madh, që ta rishqyrtojë këtë aktvendim, ta tërheqë dhe kompetencën t’ia kthejë Komunës së Kumanovës, sepse nuk e meritojmë një trajtim të tillë.

Këtë e përforconë fakti se “më 3 janar, pa paralajmërim, nga një inspektori kompetent pranë Ministrisë është vizituar Komuna e Kumanovës, i cili nuk kishte urdhëresë për të bërë çfarëdolloj kontrolli e ku qartë m’u bë me dije se, në qoftë se nuk filloj procedurën për zgjedhjen e drejtorit kjo do të ndodhë.
Më vjen keq që një gjë e tillë po ndodh në një komunë demokratike siç është Kumanova.

Gjithashtu, praktika tregon se nuk janë ndërmarrë aktivitete në disa komuna ku procedura e përzgjedhjes së drejtorit nuk ishte iniciuar me kohë.
Prandaj, ky aktvendim është tendencion dhe unë sipas ligjit duhet ta respektoj, por i bëj thirrje edhe një herë ministres ta rishqyrtojë, ta anulojë dhe publikisht t’i kërkojë falje Komunës së Kumanovës dhe qytetarëve të saj, sepse kjo është gjithçka, përveç decentralizimit.

Unë si Kryetar jam i obliguar ta siguroj punën ligjore të institucioneve që janë nën kompetencat e mia, e jo të punoj nën presion – tha kryetari i Komunës Dimitrievski.

Back to top
Големина на фонт