Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Rendi i ditës së mbledhjes së 61 të Këshillit të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 22 shtator 2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:00, në sallën e madhe të ndërtesës së ish-organizatave shoqërore-politike, do të mbahet mbledhja e gjashtëdhjetë e një e Këshillit të Komunës së Kumanovës, me këtë

 

Rend dite

 

  1. Propozim-Vendim për sigurimin e ndihmës financiare nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për familjet e të vdekurve nga zjarri tragjik në spitalin mobil Kovid në Tetovë;
  2. Raport tremujor mbi punën financiare të NP “Ujësjellësi” Kumanovë për periudhën 01.04.2021 – 30.06.2021;
  3. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për Propozimin – Planin vjetor të punësimit në vitin 2022 të NP “Ujësjellësi” – Kumanovë;
  4. Raport vjetor mbi punën e IPKKN “Profesor Mijallkoviq” – Kumanovë për vitin shkollor 2020-2021;
  5. Program vjetor i punës së IPKKN “Profesor Mijallkoviq” – Kumanovë për vitin shkollor 2021-2022;
  6. Propozim-Vendim për themelimin e qendrës rinore në Komunën e Kumanovës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст