SHFK “Kristijan Karposh” – Kumanovë i prezantoi projektet nga Programi ERAZMUS +

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës, përfaqësues të SHFK “Kristijan Karposh” i prezantuan projektet nga Programi ERAZMUS+.

SHFK “Kristijan Karposh” është njëra nga shkollat që kanë fituar grante për Programin Erazmus+ , „Integrating STEM with CLIL” , „European Information Network: Active Learning Effective Teaching at School” dhe „Give 5: A Healthy Living Toolbox – the whole school program”. Me këto projekte synohet të krijohen metoda të reja, të avancuara për rritjen e motivimit të nxënësve, si dhe rritjen e interesit të tyre për pjesëmarrje aktive në procesin edukativo – arsimor.

Врати се на врвот
Големина на фонт