Shpallje publike për kyçjen e personave të pa punësuar në Programin Puna e dobishme – komunale

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë (APRM), Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Komunës së Kumanovës, Planit operacional për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Programit puna e dobishme – komunale të financuar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, më 01.08.2018, shpallet:

SHPALLJE PUBLIKE

për

personat e evidentuar të pa punë për kyçje në 

Programin puna e dobishme – komunale 

Ftohen të gjithë personat e regjistruar si të papunë që janë të interesuar të përfshihen në programin puna e dobishme – komunale, projektin “Përqafimi lokal” për punësimin me kohë të pjesshme për një periudhë prej nëntë (9) muaj, në mënyrë që të fitojnë aftësitë dhe gradualisht të kyçen në tregun e punës, të aplikojnë në Agjencinë e Punësimit – Qendra për Punësim në Kumanovë.

Të papunësuarit e regjistruar që do të përfshihen në programin “Puna e dobishme – komunale” do të angazhohen për të punuar me kohë të pjesshme, me njëzet (20) orë në javë, ndërsa gjatë angazhimit nëntë (9) muhor statusi i pesonave të papunë mbetet i pandryshuar, kurse të papunëve – me asistencë sociale për kohëzgjatjen e angazhimit do t’u mbetet aktive e drejta e shfrytëzimit të asistencës sociale.

Për të marrë pjesë në programin “Punë e dobishme – komunale” kanë të drejtëjanë të gjithë të papunët, ku përparësi do të kane personat që për hertë të parë janë paraqitur për të marrë pjesë në Program.Për kandidatët që do të përzgjidhen dhe të përfshihen në Programin puna e doshishme – komunale parashihet kompensim monetar në vlerë prej 9000.00 den. në muaj, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe të sigurimit në rast0 aksidenti në punë dhe sëmundjeve profesionale.

Personat e evidentuar si të pa punë që do të paraqiten për të marrë pjesë në Programin puna e dobishme – komunale duhet t’u takojnë njërit nga target grupet e pa punësuar si:

– Persona të pa punë për një periudhë më të gjatë (mbi 12 muaj në evidencë);

– Persona të ri pa punë deri në 29 vjet;

– Prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim;

– Prindër vetëushqyes si dhe

– Persona që marrin asistencë sociale ose kompensim monetar në bazë të pa punësisë.

Pozicionet e punës që janë përfshirë në këtë shappje kanë të bëjnë me angazhimin e:

  1. Vendi i punës: Animator i muzikës në qendrat ditore i angazhuar për punë në qendrat ditore për personat me pengesa intelektuale në komunë.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Profesor i edukatës muzikore, Profesor i mësimit klasor ose PMP me përvojë në estradë, shoqëri kulturore – arstistike, etj.

      2. Vendi i punës: Logoped muzikor – ritmik në qendrat ditore i angazhuar për punë në qendrat ditore për personat me pengesa inelektuale në komunë.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Logoped, Pedagog, Psikolog, Profesor i mësimit klasor, Profesor i edukatës muzikore, etj.

  1. Vendi i punës: Trajner sportiv në qendrat ditore i angazhuar për punë në qendrat ditore për personat me pengesa inelektuale në komunë.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Fakulteti i edukatës fizike, Fakulteti i edukatës muzikore, sportit dhe shëndetësose ose PMP – Shkollë e edukatës fizike;

  1. Vendi i punës: Modelues i aktiviteteve grupore në qendrat ditore i angazhuar për punë në qendrat ditore për personat me pengesa inelektuale në komunë.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Punëtor social, Defektolog, Pedagog, Psikolog, Profesor i mësimit klasor etj.;

  1. Vendi i punës: Koordinator i prindërve në qendrat ditore i angazhuar për punë në qendrat ditore për personat me pengesa inelektuale në komunë.

Kualifikimet e nevojshme: Prind i personit me pengesa ose PSP – Punëtor social, Pedagog, Defektolog, psikolog etj.;

  1. Vendi i punës: Asistent arsimor i nxënësit me pengesa, i kyçur në astsimin inkluziv.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Profesor i mësimit klasor ose Pedagog, Psikolog, Defektolog (Edukator social dhe rehabilitues i personave me pengesa);

  1. Vendi i punësAsistent arsimor i nxënësit me pengesa, i kyçur në astsimin inkluziv.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Profesor i mësimit klasor ose Pedagog, Psikolog, Defektolog (Edukator social dhe rehabilitues i personave me pengesa)

  1. Vendi i punës: Asistent për të moshuarit e pa mundshëm për ndihmë dhe përkrahje të personave të pa mundshëm në kushte shtëpiake.

Kualifikimet e nevojshme: PSP – Punëtor social, Psikolog ose ngjashëm; Persona të cilët kanë ndjekur trajnime për përkujdesje ndaj të moshuarve; PMP – infermiere, Fizioterapist, Prindër vetëushqyes;

Personat e pa punë të interesuar për pjesëmarrje në Programin “Puna e dobishme – komunale” aplikacionet mund t’i dorëzojnë në Agjencinë e Punësimit – Qendra e Punësimit Kumanovë në periudhën prej 01.08.2018 deri më 14.08.2018, nga ora 08:00 deri 14:00.

Kushtet, të drejtat dhe detyrimet më specifike do të rregullohen me lidhjen e një kontrate ndërmjet komunës së Kumanovës dhe kandidatëve të përzgjedhur. Informacione të hollësishme për programin “Puna e dobishme – komunale” mund të merren në Komunën e Kumanovës, te personi Tanja Stefanovska, koordinatore komunale e programit “Puna e dobishme – komunale”, Agjencia e Punësimit Punësimit Kumanovë, te personi Bllagica Jovanoviq, Qendra për Punë Sociale Kumanovë te personi Mirosllava Ilievska.

INFORMATA PËR PERSONAT E PA PUNËSUAR

 Në lidhje me Shpalljen publike të publikuar nga Komuna e Kumanovës dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë

më datë 01.08.2018 për paraqitje për t’u angazhuar në Projekt

“Përqafimi lokal” cila pjesë e Programit Puna e dobishme – komunale

Numri i punësimeve të parapara me program – 20

Punëdhënës – Komuna e Kumanovës

Koordinator komunal i projektit: Tanja Stefanovska

Telefoni: 031 438 633;  078/ 208 824

E-mail adresa: [email protected]

Faqja elektronike: www.kumanovo.gov.mk

Projekti “Përqafimi lokal” do të zbatohet në kuadër të programit Puna e dobishme – komunale – 2018 i cili synon për të mundësuar përfshirjen sociale të njerëzve të papunë, duke i angazhaur me kohë të pjesshme – 20 orë në javë në mënyrë që të fitojnë aftësi të caktuara dhe gradualisht të përfshihen në tregun e punës. Kompensimi mujor do të arrijë në 9.000, oo denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe të sigurimit në rast aksidenti në punë dhe aksidenti profesional (nëse individi është përfitues i asistencës monetare sociale gjatë kohëzgjatjes, këtë të drejtë do ta ketë aktive). Programi Puna e dobishme – komunale synon gjithashtu të sigurojë shërbime për sferën sociale për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në territorin e pushtetit lokal.

  1. Target grupet e të pa punësuarve që mund të angazhohen në projekt janë:

1.1. Persona të pa punësuar për një perudhë më të gjatë (mbi 12 muaj të evidenatuar në APRM);

1.2. Të rinj të pa punësuar deri në 29 vjet, të evidentuar në APRM;

1.3. Persona që marrin asistencë sociale ose kompensim monetar në bazë të pa punësisë;

1.4. Prindër vetëushqyes;

1.5. Prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim.

Këta persona duhet të jenë të evidentuar në APRNM – Qendra e punësimit – Kumanovë, kërkues aktiv të punës.

  1. Shfrytëzues të shërimeve të këtij projekti janë tre target grupe, edhe atë:

2.1. Target grupi i parë – shfrytëzuesit e dy qendrave ditore për personat me pengesa intelektuale, që gjenden në territorin e Komunës së Kumanovës edhe atë: “QD “Poraka nasha” (Porosia jonë) Kumanovë dhe QD e MPPS Kumanovë;

2.2. Target gripi i dytë – nxënës me pengesa të përfshirë në arsimin e rregullt inkluziv në SHFK “11 Tetori” Kumanovë, SHFK “Koço Racin” Kumanovë, SHFK “Magdalena Antova” Kumanovë, SHFK “Toli Zordumis” Kumanovës, SHFK “Naim Frashëri” Kumanovë dhe ShFK “Kristijan Karposh” Kumanovë;

2.3.  Target grupi i tretë – persona të moshuar të  mundur të cilëve u nevojitet ndihmë dhe përkrahje në kushte shtëpiake.

  1. Programi PDK – 2018 i Komunës së Kumanovës “Përqafimi lokal” përbëhet nga tri ide projektuese, edhe atë:

3.1.1. Ideja e parë e projektit i referohet target grupit – përdoruesit e dy qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale (QD “Poraka nasha” Kumanovë dhe QD – MPPS Kumanovës). Me atë ne synojmë që përmes punës mentoriale, gjegjësisht shkollimit individual, kujdesit ditor qendrat ditore të bëhet një vend, ku përveç për të përvetësuar aftësi të caktuara themelore për pavarësinë, do të ofrojnë shërbime në formën e zhvillimit të arsimit, punësimit, aftësitmit, sipas afiniteteve personale dhe përfshirjes përmes sportit. 6 (gjashtë) persona të papunë do të angazhohen për realizimin e kësaj ideje të projektit.

3.1.2. Ideja e dytë e projektit i referohet target grupit – nxënës me aftësi të kufizuara të përfshirë në arsimin e rregullt inkluziv dhe me qëllim të angazhimit të asistentëve arsimorë, që t’u ofrojë mbështetje nxënësve, gjithashtu të mundësojë përfshirjen reale në procesin arsimor përmes asistencës në nxënien e përmbajtjes mësimore. 10 (dhjetë) persona të papunë do të angazhohen për realizimin e kësaj ideje të projektit.

3.1.3. Ideja e tretë e projektit i referohet target grupit – personat e vjetër dhe të pa mundur, dhe me të ne synojmë që,duke zhvilluar një shërbim formular për të moshuarit në kushte shtëpiake, të ofrojmë mbështetjen tonë psikologjike dhe sociale dhe të ndihmojmë në kryerjen e detyrave të përditshme të njerëzve të moshuar dhe organizimin e një strukturimi më të mirë të cilësisë së kohës që çon në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe në zhvillimin e një ndjenje të përkatësisë në komunitet. Për realizimin e kësaj ideje të projektit, do të angazhohen 4 (katër) persona të papunë në rolin e Asistentëve për personat e moshuar dhe të pa mundur.

01.08.2018 

Kumanovë

                                                                         Komisioni komunal për monitorim të projektit

Back to top
Големина на фонт