Shpallje për mbledhje të ofertave (Ekskursione – SHFK “Magdalena Antova”)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

SHPALLJE

PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE PËR EKSKURSIONET E NXËNËSVE

 

1.BLERËS

  SHFK “Magdalena Antova” nga Kumanova, rr. “110” nr. 5 Kumanovë-1300  tel.: 076 211 362;

Personi për kontakt: Zharko Dimitrijeviq – drejtor, tel.: 071 208 397

Informata shtesë, Programet për ekskursione dhe Formulari i Ofertës mund të merren personalisht prej orës 08,00 deri në ora 14,00, në adresën e lartëshënuar

2.OFERTUES

Kushtet minimale që duhet t’i përmbushë ofertuesi janë:

  1. Të jetë i regjistruar në përputhje me dispozitat pozitive të RM për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike;
  2. T’i ketë realizuar me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënësve në 3 vitet e fundit;
  3. T’i përmbushë kushtet për transport të fëmijëve në grup në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e nevojshme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve;
  4. Në ditën e nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i zgjedhur dorëzon garanci bankare për kualitetin e realizimit të ekskursionit në vlerën 5% nga vlera e përgjithshme e kontratës.

Oferta që nuk i plotëson kushtet minimale do të refuzohet nga Komisioni si e pa pranueshme.

  1. DOKUMENTACIONI QË DUHET TA DORËZOJË OFERTUESI 

– Dokument për veprimtari të regjistruar si dëshmi se është i regjistruar si person juridik për kryerje të veprimtarisë adekuate turistike, në përputhje me dispozitat pozitive të RM,

-Vërtetim nga ofertuesi se në 3 vitet e fundit i ka realizuar me sukes më së paku 3 ekskursione të nxënësve

-Dokument për transport të grupeve të fëmijëve, në përputhje me Ligjin për siguri në trafikun rrugor dhe Rregulloren për kërkesat e nevojshme teknike të automjeteve me të cilët transportohen grupet e fëmijëve.

-Dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetër se 6 muaj, kurse parashtrohen origjinal ose kopje e verifikuar nga ofertuesi;

  1. LËNDA E PROKURIMIT

lënda e prokurimit është e ndarë, edhe atë:

  1. Realizimi i ekskursionit treditor nëpër Maqedoni për nxënësit e kl. IX – të prej 30 maj deri më 01 qershor 2018.
  2. Realizimi i ekskursionit dyditor nëpër Maqedoni për nxënësit e kl. VI – të prej 22 deri më 23 maj 2018.
  3. Realizimi i ekskursionit njëditor në Krushevë për nxënësit e kl. III – të më 23 maj 2018.

-Lloji i kontratës: Shërbime me pagesë të prolonguar.

  1. KRITERET PËR ZGJEDHJEN E OFERTËS MË TË MIRË

Çmimi më i lirë për nxënës

  1. AFATI DHE MËNYRA E PARSHTRIMIT TË OFERTAVE

– Ofertat duhet të dorëzohen në afat prej 5 ditë pune, nga shpallja e fundit në dy gazeta, në arkiv ose përmes postës në adresën: SHFK “Magdalena Antova” rr. “110” nr. 5  1300 – Kumanovë.

– Ofertuesi kopjen origjinale e dorëzon në zarf të mbyllur me vulë, ku shënohet emri i ofertuesit me adresën e plotë dhe të saktë.

Zarfi i brendshëm dorëzohet në zarf të jashtëm të mbyllur me vulë, i cili:

  • adresohet me adresën e saktë të organit kontraktues,
  • në këndin e lartë majtas qëndron shenja “Mos e hap”, të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së ofertave.

Nëse të gjithë zarfet nuk janë të vulosur dhe shënuar siç duhet, Shkolla nuk bart përgjegjësi për hapjen e parakohshme të ofertës.

–  Periudha e vlefshmërisë së ofertave: deri më 10.06.2018

Hapja e ofertave do të bëhet nga Komisioni për mbledhje të ofertave për realizim të ekskursioneve të nxënësve.

 

Komisioni për mbledhje të ofertave

për realizim të ekskursioneve të nxënësve

Back to top
Големина на фонт