Shpërndahen aktvendimet për subvencionim të shërbimeve komunale dhe ujësjellësit për prindërit e vetëm

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës, në kuadër të Programit të saj për zhvill të mbrotjes sociale në Komunën e Kumanovës  2018-2021, e ka zgjeruar përfshirjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, të cilëve në të ardhmen do t’u subvencionohen harxhimet e shërbimeve komunale – ujit të pijshëm dhe mënjanimit dhe deponimit të mbeturinave. Bëhet fjalë për prindër të  vetëm, të cilëve Kryetari Maksim Dimitrievski ua shpërndau aktvendimet për subvencionim. Kjo masë po zbatohet për herë të parë në kuadër të procedurës për zbatim të masave për subvencionim të harxhimeve komunale.

Për shkak të definimit jo të qartë për “Prind i vetëm”, në “Programin për ndihmë dhe përkrahje të prindërve të vetëm që jetojnë në territorine Komunës së Kumanovës për vitin 2018” zbatohet neni 35 – a i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve si dhe në harmoni me gjendjen financiara në Komunën e Kumanovës, është vendosur të përfshihen dy kategori të prindërve të vetëm, edhe atë:

– Prind i vetëm i fëmijës, atësia e të cilit nuk dihet dhe

– Prind i vetëm i fëmijës me njërin prind të vdekur

Numri i përgjithshëm i prindërve të vetëm të paraqitur në thirrjen publike është 126, edhe atë: meshkuj – 18, femra -108, fëmijë deri në moshën 18 vjeçare dhe mbi 18 vjeçare (studentë) – 250. Nga gjithsej 126 persona të njoftuar, 78 pre tyre e kanë parashtruar kërkesë për subvencionim (të ujit dhe mbeturinave).

Të tjerët shfrytëzojnë subvencione në bazë të SPP dhe PPP, disa nuk dëshirojnë të subvencionohet, jetojnë në fshatra ku nuk kanë llogari të ujit dhe bërllogut ose telefon për kontakt që e kanë lënë nuk ka qasje. Gjithsej mjetet që do të duhet të ndahen për subvencionim deri në fund të vitit arrijnë shifrën 374.400,00 denarë. Ky numër pritet të rritet, sepse për paraqitje të prindit të vetëm nuk ka afat, gjegjësisht mund të paraqiten gjatë gjithë vitit, kurse subcencionimi do të realizohet me faza.

Back to top
Големина на фонт