Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim pune i kryetarit të Komunës, Dimitrievski, me përfaqësues të Komunës së Gjilanit

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në ambientet e Komunës së Kumanovës u mbajt një takim pune në mes të delegacioneve nga komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit, të udhëhequr nga kryetarët e komunave Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri. Qëllimi i këtij takimi janë marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Janë nënshkruar dy projekte: “Forcimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, i implementuar në partneritet nga komuna e Gjilanit dhe Kumanovës dhe “Përfitime të qëndrueshme mjedisore dhe shëndetësore në zonë ndërkufitare” midis Ndërmarrjes Rajonale të Furnizimit me Ujë “Hidromorava” – Gjilan dhe NP “Ujësjellësi”- Kumanovë.
Kryetari Dimitrievski theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe kushte më të mira të jetesës për qytetarët e rajonit, u uroi ekipeve të projektit punë të suksesshme dhe, edhe më shumë mundësi për projekte të reja.

Back to top
Големина на фонт