Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim pune mes përfaqësuesve të Komunës së Kumanovës dhe të Tetovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Tetovë u mbajt një takim pune për shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet përfaqësuesve të komunave të Kumanovës dhe Tetovës, me qëllim që të zhvillojnë aktivitete efektive për parandalimin dhe pengimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajonet e tyre. Takimi është i organizuar nga OJQ “Nexus Civil Concept” – Shkup dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan “Iri” – Sarajevë.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, mbajti një fjalim në të cilin theksoi se Këshilli Lokal i Parandalimit të qytetit tonë është një shembull pozitiv se si punohet në një komunitet. Ai theksoi procesin edukativo – arsimor, i cili kërkon vëmendje, gjetjen e problemeve të mundshme dhe zgjidhjen e tyre.

U prezantuan praktikat e mira dhe aktivitetet e deritanishme të Këshillit Lokal të Parandalimit – Kumanovë, si dhe roli i komunës së Kumanovës dhe bashkëpunimi me institucionet vendore, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст