Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Të martën, të mërkurën dhe të premte bëhet deratizimi i Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në ditët në vijim, më saktë më 09.10.2018 (e martë), 10.10.2018 (e mërkurë) dhe 12.10.2018 (e premte) do të bëhet deratizimi (trajtimi kundër minjëve) në territorin e Komunës së KUmanovës. Trajtimi d të bëhet duke vënë kurtha në pjesët e hapura të pusetave të rrjetit ekzistues të kanalizimit, kurse do të përfshihen edhe hapësirat që shërbejnë për mbledhjen e ujit atmosferik. Në rast se trajtimi nuk bëhet si pasojë e kushteve atmosferike, i njëjti shtyhet për ditën e ardhshme.
Preparati që do të shfrytëzohet bënë pjesë në grupin e antikoaguluesve dhe do të jetë në formë të bllokut të parafinit. Qytetarëve u rekomandohet të mos lëvizin pranë kurthave të vëna, e në rast se e gjejnë rodenticidin hapur, të mos e prekin.

Back to top
Големина на фонт