Të premten fillon me punë Pishina e Hapur e Qytetit

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të premten (15.06.2018) fillon me punë Pishina e Hapur e Qytetit. Hyrja në këtë vend të bukur për relaks dhe freskim, për fëmijët deri në moshën shtatë vjeçare të shoqëruar nga prindërit e tyre është falas. Për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare do të kushtojë 75 denarë, kurse për qytetarët më të rritur bileta ditore do të shitet me çmim 150 denarë. Pishina do të punojë prej orës 10:00 deri në orën 18:00, kurse për sigurinë e kapaciteteve do të kujdesen shpëtuesit. Nëse lejojnë kushtet atmosferike, pishina do të jetë e hapur deri më 1 Shtator. Për ndryshe, vetë pishina ka sipërfaqe prej 550 metra katrorë, ku janë vënë edhe 200 pajisje për rrezitje.

Back to top
Големина на фонт