Thirrje publike për parashtrim të nismave për përgatitje të planeve urbanistik

Komuna e Kumanovës

Njësia e Vetëqeverisjes Lokale

 

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16 dhe 163/16), Kryetari i Komunës së Kumanovës e ka miratuar këtë

 

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë personat fizik dhe juridik në territorin e Komunës së Kumanovës se shpallet

Thirrje publike për parashtrim të nismave për përgatitje të planeve urbanistik

 

Shpallja publike publikohet në përputhje me nenin 21 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16 dhe 163/16), në çerekun e parë të vitit 2018.

 

  • Thirrja publike do të zgjasë prej 21.02.2018 deri më 23.03.2018 – 31 ditë duke e llogaritur edhe ditën e shpalljes.
  • Thirrja publike do të shpallet në gazetën zyrtare të komunës, në faqen elektronike të komunës kumanovo.gov.mk, në tabelën e shpalljeve të komunës, në sistemin informativ e – urbanizmi dhe në gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
  • Gjatë kohëzgjatjes së Thirrjes publike të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik mund të parashtrojnë nisma për përgatitje dhe miratim të planeve urbanistik nga paragrafi (1), pika 2, alineja 2, 3 dhe 4 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16 dhe 163/16).
  • Lëndë e nismës mund të jetë miratimi i planit të ri urbanistik ose ndryshimi dhe plotësimi i planit ekzistues urbanistik me arsyetim të ndryshimit të kërkuar dhe propozim për përfshirjen planifikuese nga parashtruesi i nismës.
  • Personat e interesuar fizik dhe juridik nismat t’i parashtrojnë në përputhje me nenin 21, paragrafi (3) të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 199/2014, 44/2015, 193/2015, 31/16 dhe 163/16).
  • Mjetet për nismat e pranuara për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga vetë parashtruesit e nismave.

 

 

 

Nr. 21 – 1276/1

Data: 19.02.2018

Kryetari i

Komunës së Kumanovës

Maksim Dimitrievski, n. p.

Врати се на врвот
Големина на фонт