Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U mbajt trajnimi i parë në kuadër të projektit “Forumi regjional në komunitet”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Qendra për Zhvillim të Rajonit Verilindor Planifikues, përkrahur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në Kumanovë mbajti sesionin e parë të forumit në kuadër të programit “Forumi Rajonal në Komunitet”. Qëllimi i këtij forumi është përfshirja participative e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes në nivel rajonal. Një numër i madh i qytetarëve të interesuar, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe institucioneve të gjashtë komunave të rajonit, u njohën me procesin e forumit dhe kriteret për përzgjedhjen e projekteve. Por, gjithashtu u detektuan edhe problemet rajonale, për çka u dhanë propozime për zgjidhjen e tyre në kuadër të katër temave të detektuara në skemën e granteve, edhe atë: turizmit, mjedisit, infrastrukturës biznesit dhe përfshirjes sociale.
Në sesionin e parë të forumit u identifikuan shtatë zgjidhjet e propozuara – konceptet sipas kritereve të skemës së granteve të përcaktuara nga projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm inkluziv rajonal”, edhe atë:

Koncepti 1: Rregullimi i grykës së Bislimit (ndërtimi i një objekti efikas energjetik për zhvillimin e turizmit rural në grykën e Bislimit); Koncepti 2: Rregullimi i infrastrukturës së turizmit për mbajtnen e manifestimit turistik rajonal PËRKULJA E NUSES Koncepti; 3: Vendosja e pajisjeve urbane në lokacionin turistik Përmendorja Kosturnica; Koncepti 4: Ndërtimi i infrastrukturës qasëse – shtigjeve të këmbësorëve dhe rehabilitimi i shtigjeve ekzistues deri te rrallësitë natyrore – lokalitetet atraktiv turistike, rregullimin me pajisje urbane dhe udhërrëfyes dhe tabela për informim në RVLP (ujëvarat e staneve, lokaliteti Kuklica, etj.); Koncepti 5: Ndërtimi i kapaciteteve shtesë për strehim në shtëpinë rajonale të pleqve në Kumanovë; Koncepti 6: Stadium inkluziv në RVLP (Renovimi i objekteve sportive për aktivitete të shëndetshëm sportiv dhe përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara në RVLP); Koncepti 7: Ndërtimi i shtigjeve qasës dhe rampave për personat me aftësi të kufizuara në tre vende turistike – objekte në rajon në përputhje me strategjinë e RVLP;

Sesioni i dytë i forumit do të mbahet më 1 mars 2019, në ora 12 në restorantin Gracia në Kumanovë, kurse të gjithë sesionet do të kryhet deri më 15 mars të këtij viti.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст