U mbyll Kolonia e pikturave “Kumanova” 2019

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Mbrëmë në Pelincë u mbyll kolonia e pikturave “Kumanova” 2019 me ekspozitë të veprave që artistët nga 5 shtete i pikturuan gjatë shtatë ditëve të kaluara.

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, ishte i pranishëm në ekspozitë dhe mbajti fjalim para të pranishmëve. I falënderoi pjesëmarrësit për krijimet artistike që do të mbeten pjesë e trashëgimisë së kolonisë që daton që nga viti 1974. Para të pranishmëve foli edhe drejtori i IK Muzeu i Kumanovës, Bogdan Tanevski.

Artistët e pasuruan përmbledhjen e kolonisë së pikturave edhe për rreth 25 vepra, kurse për pjesëmarrjen e tyre morën mirënjohje.

Back to top
Големина на фонт